Coronavirusi u merr jetën 210 vetave në Iran

Azia

Coronavirusi u merr jetën 210 vetave në Iran

Më: 28 shkurt 2020 Në ora: 23:29
Iran

Së paku 210 veta kanë ndërruar jetë në Iran si rezultat i Coronavirusit.

Burime nga sistemi shëndetësor i këtij vendi kanë konfirmuar këtë për BBC Persian.

Shumica e viktimave janë nga kryeqyteti Tehrani dhe qyteti i Qom ku së pari janë paraqitur raste me Covid-19.

Këto të dhëna janë gjashtë herë më të mëdha se sa të dhënat zyrtare të cilat thonë se janë 34 raste të vdekjeve.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Kianoush Jahanpous, ka thënë të ketë qenë transparent dhe ka akuzuar BBC për shpërndarje gënjeshtrash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat