Presidenti mongol vetizolohet pas vizitës në Kinë

Azia

Presidenti mongol vetizolohet pas vizitës në Kinë

Më: 29 shkurt 2020 Në ora: 01:04
Khaltmaagiin Battulga

Presidenti i Mongolisë, Khaltmaagiin Battulga ka njoftuar se ka filluar një periudhë prej 14 ditësh vetizolimi, si masë paraprake pas zhvillimit të një vizite zyrtare njëditore në Kinë.

Battulga u takua me presidentin kinez, Xi Jinping për të diskutuar mbi strategjinë për të luftuar përhapjen e epidemisë nga koronavirusi.

Qeveria kineze thekson se po bën të gjitha përpjekjet për parandalimin e numrit të infeksioneve, por megjithë përpjekjet, numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 2 280 persona, ndërkohë që është ulur ai i të prekurve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat