Koreja e Jugut shënon rritjen më të madhe të rasteve me koronavirus

Azia

Koreja e Jugut shënon rritjen më të madhe të rasteve me koronavirus

Më: 29 shkurt 2020 Në ora: 09:38
Ilustrim

Koreja e Jugut ka regjistruar rritjen më të madhe të infeksioneve me koronavirus në një ditë të vetme, me 594 raste të reja të konfirmuara të premten.

Me këtë rritje numri i përgjithshëm i infeksioneve në Korenë e Jugut në ka shkuar në 2931, sipas Qendrës Koreane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (KCDC).

Shtatëmbëdhjetë njerëz kanë vdekur në vend deri më tani, shkruan BBC.

Koreja e Jugut ka numrin më të madh të rasteve të konfirmuara jashtë Kinës, ku filloi sëmundja.

Veç kësaj ka pasur shqetësime për një numër rastesh të reja me origjinë të panjohur në shtetet amerikane të Kalifornisë dhe Oregon.

Përhapja e virusit në Korenë e Jugut ka qenë e lidhur me grupin e krishterë të quajtur Shincheonji Church. Autoritetet besojnë se anëtarët e infektuan njëri-tjetrin gjatë lutjeve në Daegu dhe më pas u përhap në të gjithë vendin, siç duket në padijeni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat