Pritet marrëveshje historike mes ShBA-së e talibanëve

Azia

Pritet marrëveshje historike mes ShBA-së e talibanëve

Më: 29 shkurt 2020 Në ora: 09:48
Afganistani

Përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara dhe përfaqësuesit e talibanëve do të takohen të shtunën në Katar për ta marrë atë që do të mund të ishte hapi më i madh deri më tash drejt përfundimit të luftës në Afganistan.

Më shumë se 18 vjet pas vendimit të ish-presidentit amerikan, George Bush, për bombardimin dhe pushtimin e Afganistanit pas sulmeve të 11 shtatorit të vitit 2001, tashmë janë krijuar kushtet për një marrëveshje që do të mund ta sillte tërheqjen e trupave amerikane dhe nënshkrimin e paktit të paqes mes talibanëve dhe qeverisë së përkrahur nga Perëndimi.

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha të premten se do ta dërgojë sekretarin e shtetit, Mike Pompeo, për ta mbikëqyrur nënshkrimin e marrëveshjes me talibanët, shkruan “Free Europe”.

Nënshkrimi i mundshëm i marrëveshjes të shtunën do të vinte vetëm një javë pasi forcat amerikane dhe talibanët u zotuan paraprakisht për zvogëlimin e dhunës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat