Kabul, dhjetëra të vrarë dhe të plagosur gjatë një tubimi

Azia

Kabul, dhjetëra të vrarë dhe të plagosur gjatë një tubimi

Më: 7 mars 2020 Në ora: 06:46
Kabul

Zyrtarët në Afganistan bënë të ditur se të paktën 32 vetë janë vrarë dhe 60 të tjerë u plagosën kur persona të armatosur hapën zjarr gjatë një tubimi të premten në Kabul, me pjesëmarrjen e politikanëve të lartë të vendit, nga opozita e qeveria.

Sipas dëshmitarëve të shtënat nisën kur ish-Nënpresidenti Karim Khalili, po mbante një fjalim gjatë një ceremonie me rastin e përvjetorit të vdekjes së një politikani të shquar shiit Hazara. Aktiviteti po transmetohej drejtpërdrejt nga stacionet televizive afgane. Pamjet tregonin zotin Khalili duke vrapuar për t’u fshehur së bashku me persona të tjerë. Zëdhënësi i ministrisë së Brendshme Nasrat Rahimi tha se forcat afgane të sigurisë arritën të vrasin tre prej autorëve të sulmit.

Shteti Islamik mori përgjegjësinë mbi sulmin, duke thënë masakra u krye nga dy prej njerëzve të këtij grupi të armatosur rëndë. Menjëherë pas sulmi grupi i Talebanë afganë mohoi të kishte lidhje me ngjarjen. Dega rajonale e Shtetit Islamik, e njohur si Provinca Khorsan, ose ISKP, ka marrë përgjegjësinë për sulmet të mëparshme gjatë tubimeve apo në objekteve fetare shiite në Afganistan.

Kryeministri i Afganistanit Abdullah Abdullah dhe ish-Presidenti Hamid Karzai, ishin gjithashtu mes të ftuarve në takimin e së premtes, po nuk pësuan asnjë dëmtim. Mes atyre që u plagosën ishte një ish-guvernator i një prej krahinave të vendit. Presidenti Ashraf Ghani e dënoi sulmin si një “krim kundër njerëzimit”, duke thënë se dhuna kishte në shënjestër unitetin kombëtar të vendit. Ngjarja e së premtes vjen rreth një javë nga nënshkrimi i një marrëveshje paqeje në Katar mes Shteteve të Bashkuara dhe Talibanëve afganë që ka për qëllim t’i japë fund luftës rreth 19 vjeçare në këtë vend./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat