Numri i vdekjeve në Iran nga koronavirusi rritet në 1,135

Azia

Numri i vdekjeve në Iran nga koronavirusi rritet në 1,135

Më: 18 mars 2020 Në ora: 12:09
Foto ilustrim

Numri i të vdekurve në Irani nga koronavirusi u ngjit në 1,135 me 147 vdekje të reja në 24 orët e kaluara, tha një zyrtar i ministrisë së shëndetësisë për TV shtet të mërkurën, duke shtuar se numri i përgjithshëm i të infektuarve në të gjithë vendin kishte arritur në 17,361, raporton Reuters.

"Fatkeqësisht ka pasur 1,192 raste të personave të infektuar në 24 orët e kaluara ... ju lutemi ndiqni udhëzimet dhe qëndroni në shtëpi," tha Zëvendës Ministri i Shëndetësisë i Iranit Alireza Raisi për TV.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat