Vdes qeni me koronavirus në Hong Kong, OBSH nuk pranon që kafshët transmetojnë COVID-19

Azia

Vdes qeni me koronavirus në Hong Kong, OBSH nuk pranon që kafshët transmetojnë COVID-19

Më: 18 mars 2020 Në ora: 12:18
Foto ilustrim

Qeni i parë në botë që u sëmur me koronavirus ka vdekur në Hong Kong, pasi u deklarua i shëruar dhe u kthye në shtëpi te pronarja e tij.

Qeni i rracës Pomeranian, pronarja e të cilit u sëmur me COVDI-19 muajin e kaluar, ka qënë i karantinuar në një ndërtesë të qeverisë, por u kthye në fundjavë në shtëpi.

Një folës për departamentin e Hong Kongut për agrikulturën, peshkimin dhe konservimin tha për South China Morning Post: “Departamenti mësoi nga pronarja e qenit se ai kishte ngordhur në 16 mars. Pronarja nuk pranon të lejojë një autopsi për të zbuluar shkakun e vdekjes.”

Qeni ishte testuar si ‘pozitiv i dobët’ për korona virusin në 5 testet orale e në hundë. Por, duke qënë se në dy testet e fundit u testua negative, ai iu kthye pronares.

OBSH tha më parë se qeni është i vetmi që dihet se ka marrë sëmundjen.

“Pavarësisht se një qen është infektuar në Hong Kong, nuk ka prova që qentë, macet apo çdo kafshë shtëpiake mund të transmetojë COVID-19,” u shpreh OBSH.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat