Studimi i frikshëm në Iran: Ky është numri i mundshëm i vdekjeve nga koronavirusi nëse nuk zbatohet karantina - Bota Sot
Studimi i frikshëm në Iran: Ky është numri i mundshëm i vdekjeve nga koronavirusi nëse nuk zbatohet karantina

Azia

Studimi i frikshëm në Iran: Ky është numri i mundshëm i vdekjeve nga koronavirusi nëse nuk zbatohet karantina

Më: 19 mars 2020 Në ora: 10:56
Foto ilustrim

Të dhëna të frikshme vijnë nga një raport i hartuar prej shkencëtarëve në Universitetin Teknik “Sherif” në Iran, në lidhje me përhapjen e koronavirusit të ri.

Raporti del në konkluzionin se 3,5 milionë njerëz mund të vdesin nga kjo sëmundje në Iran nëse nuk zbatohet masa e karantinës dhe njerëzit injorojnë udhëzimet e autoriteteve.

Raporti i përgatitur nga Komiteti Shkencor i kryesuar nga Ali Naki Meshajihi nga Universiteti Teknik “Sherif”, një nga institucionet arsimore më prestigjioze në vend, është publikuar në faqen e lajmeve Tinn.

Raporti parashikon tre skenare.

Skenari 1- Nëse zbatohet karantina, numri i viktimave mund të jetë 12 mijë
Skenari i parë dhe më i mirë i rasteve është ai që flet për zbatimin e plotë të karantinës dhe nëse njerëzit ndjekin në mënyrë rigoroze udhëzimet për t’u mbrojtur nga virusi. Sipas këtij skenari, në të cilin 80 për qind e njerëzve do të izoloheshin nga njëri-tjetri, numri i rasteve vlerësohet të arrijë në 120.000 dhe ai i vdekjeve në rreth 12.000 në ditët e para të muajit prill, kur epidemia do ta arrinte kulmin.

Skenari 2- Me karantinë të mangët, numri i vdekjeve 110 mijë
Sipas skenarit të dytë, në të cilin masa e karantinës nuk do të zbatohej plotësisht dhe kontakti mes njerëzve do të ishte 50 për qind, parashikohet që deri në fund të prillit numri i rasteve të jetë 300.000 dhe ai i vdekjeve rreth 110 mijë.

Skenari 3- Nëse karantina nuk zbatohet, do të ketë 3,5 milionë të vdekur
Skenari i tretë dhe më i keq është ai që ndodhte nëse karantina nuk do të zbatohej dhe njerëzit injorojnë udhëzimet për mbrojtjen nga virusi. Në këtë skenar, i cili parashikon një përkeqësim të shëndetit publik, shkalla e përhapjes së virusit pritet të jetë rreth 65 përqind. Në këtë rast thuhet se kulmi i epidemisë do të vazhdojë deri në ditët e fundit të majit dhe numri i të infektuarve do të jetë rreth katër milion dhe ai i vdekjeve 3,5 milionë. Në Iran, COVID-19 u shfaq fillimisht në qytetin Kom më 19 shkurt, ndërsa më pas u përhap në gjithë vendin. Ministria e Shëndetësisë e Iranit ka njoftuar se 988 njerëz kanë deri më tani vdekur nga koronavirusi, ndërsa janë regjistruar 16.169 raste të personave të infektuar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat