Pas 3 muajsh në Wuhan rikthehen përqafimet, fotografia që “i jep zemër” botës

Azia

Pas 3 muajsh në Wuhan rikthehen përqafimet, fotografia që “i jep zemër” botës

Më: 20 mars 2020 Në ora: 06:51
Wuhan

Kur e gjithë bota po vuan nga koronavirusi, nga Kina vjen një lajm i mirë.

Në Wuhan, vendi ku “shpërtheu” për herë të parë koronavirusi, janë rikthyer përqafimet.

Pas tre muajsh bllokimi total, një punonjës i shëndetësisë shihet që përshëndet një koleg të skuadrës mjekësore të Jiangsu, që po kthehej në shtëpi, pasi dha ndihmën e tij në qytetin simbol të epidemisë, për të kapërcyer emergjencën.

Fotografia është bërë virale në rrjetet sociale.

Kina ishte vendi më i prekur ku mijëra profesionistë të shëndetësisë punuan pa pushim për pacientët.Burimi: fanpage.it 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat