Kina shënon edhe një ditë pa raste të reja të brendshme me koronavirus - Bota Sot
Kina shënon edhe një ditë pa raste të reja të brendshme me koronavirus

Azia

Kina shënon edhe një ditë pa raste të reja të brendshme me koronavirus

Më: 20 mars 2020 Në ora: 10:46
Ilustrim

Kina tha se ka regjistruar edhe një ditë pa infeksione të reja lokale me koronavirus.

Kina tha se ka regjistruar edhe një ditë pa infeksione të reja lokale me koronavirus.

Autoritetet, megjithatë, raportuan për 39 të infektuar të rinj, por thanë se të gjitha ato janë raste të importuara, që do të thotë se qytetarët e kanë marrë virusin jashtë Kinës dhe kanë dalë pozitivë pasi kanë hyrë në Kinë.

Numri i të vdekurve në Kinë po ashtu është ngadalësuar, thanë zyrtarët shëndetësorë, të cilët raportuan për vetëm tri viktima të reja.

Në total, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në Kinë kanë humbur jetën 3,132 persona, si pasojë e koronavirusit.

Instituti i Shëndetit Kombëtar në Kinë ka thënë edhe të enjten se të gjitha rastet e reja me koronavirus në këtë ditë, kanë qenë të importuara.

Kina besohet se është vend i origjinës së koronavirusit.

Rastet e para atje janë shfaqur në fund të vitit të kaluar dhe më pas janë përhapur në mbi 150 vende të botës.

Aktualisht, në gjithë globin janë të infektuar mbi 244,000 njerëz, ndërsa kanë humbur jetën mbi 10,000.

Numrin më të madh të viktimave e ka Italia: 3,405.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat