Dy arsyet pse Kina fitoi betejën me koronavirusin, ndërsa Italia u gjunjëzua - Bota Sot
Dy arsyet pse Kina fitoi betejën me koronavirusin, ndërsa Italia u gjunjëzua

Azia

Dy arsyet pse Kina fitoi betejën me koronavirusin, ndërsa Italia u gjunjëzua

Më: 21 mars 2020 Në ora: 10:51
Pamje nga Kina

Në një intervistë me skype me gazetaren Beti Njuma në studion e RTV  Ora, Detina Zalli pedagoge në Oxford University tregon arsyet pse Kina e fitoi dhe betejën ndërkohë që Italia edhe pse me numër më të vogël ia kaloi për numrin e vdekjes.

Plot një muaj nga nisja e pandemisë, Italia ka regjistruar sot numrin rekord të viktimave brenda 24 orësh. Numri i viktimave me COVID 19 ka arritur sot më 4032 e bilanci i 24 orëve të fundit është tragjik, janë 627 viktima më shumë se një ditë më parë. Numri i personave të infektuar është 47 021 e 2655 prej tyre janë në gjendje kritike për jetën e po kurohen në repartet e terapive intesvie.Edhe persona të infektuar nga koronavirusi janë 5986 më shumë se një ditë më parë.

Shkencëtarja nga Shqipëria me banim në Londër bën dhe një analizë të situatës ku ndodhet tani Shqipëria.

Si e fitoi Kina betejën me koronavirusin?

Kina ka qenë shumë efikase në tre gjëra, në zbulimin e hershëm, brenda një jave shkencëtarët kinezë zbuluan gjenetikën e virusit dhe e bënë të njohur për OBSH dhe ishte e saktë.

E dyta: Mori vendime shumë të shpejta për karantinim e hershme të njerëzve. Të gjithë shtetasit u izoluan në shtëpi, u trajtuan shumë herët dhe u testuan. U bënë shumë testime. Veprimet e shpejta dhe të sakta janë provë se Kina pati sukses në trajtimin e këtij virusi.

Po në Itali pse pati kaq shumë viktima?

Ka disa faktorë që mund të kenë ndikuar. Italia ka 6.7 % vdekje ndërsa Koreja e Jugut 0.6%, 10 herë më pak. Arsyeja është se në Kore testimet po bëhen të shpeshta ndërsa në Itali nuk po ndodh kjo.

Faktor tjetër është dhe popullsia. Populli italian është populli idytë më i vjetër në botë pas Japonisë, ndërsa Koreja e Jugut është në vendin e 53-të. Duhanpirësit janë më të prekur sesa femrat. 4.8% e vdekjeve në botë me COVID-19 ndodh tek meshkujt dhe 2.3% tek femrat.

 Testimi i shpejtë është një nga çelësat e suksesit të kësaj lufte se parandalon infektimin ndaj njerëzve të tjerë. Sa më shpejt të identifikojmë njerëzit që janë pozitivë ndaj COVID-19 aq më shpejt parandalojmë infektimin e njerëzve të tjerë. Ky është kyçi i suksesit ndaj koronavirusit.

Distancimi njerëzor është e vetmja mënyrë?

Është mënyra më efikase tani për tani dhe gjëja më e drejtë që cdo kush që do bëjë. Si ju në Shqipëri dhe në Angli e në SHBA të gjithë po izolohen. Deri në këtë moment kur nuk kemi vaksinë kjo është mënyra më e mirë.

Si i sheh shifrat në Shqipëri: 2 të vdekur dhe 70 të infektuar?

“Ajo që duhet siguruar është se nëse janë vërtet 70 të prekur nga virusi. Shpresoj të mos ketë dhe të tjerë të prekur dhe që nuk kanë shkuar tek mjekët apo nuk kanë bërë testin. U bëj thirrje të bashkëpunojnë me mjekët se është mënyra më e mirë për të dalë nga kjo situatë. 

Në Kinë u deshën 2 muaj e gjysmë kohë për tu normalizuar situate. Ne në Europë sa kemi filluar është java e dytë. Normalisht do të duhet kohë për të dalë nga kjo situatë por shpresojmë sa më shpejt.

Gjasat më të mëdha janë që trupi të krijojë imunitet dhe virusi të mos kthehet dy herë.”

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat