Dhjetëra të vdekur nga “alkooli industrial” në Iran, pasi dikush u tha se pirja do t’i mbronte nga coronavirusi

Azia

Dhjetëra të vdekur nga “alkooli industrial” në Iran, pasi dikush u tha se pirja do t’i mbronte nga coronavirusi

Më: 21 mars 2020 Në ora: 21:21
Foto ilustrim

Dhjetëra njerëz kanë vdekur nga helmimi me alkool në një provincë iraniane – shumë më tepër sesa janë vrarë nga coronavirusi atje.

Sipas medieve të huaja, një thashetheme është shpërndarë në shoqërinë iraniane pas përhapjes së coronavirusit që pirja e alkoolit ndihmon ata që kanë kontraktuar sëmundjen.

Sipas Mohammad Javad Moradian, drejtor i qendrës së shërbimit të urgjencës në Fars, Covid-19 ua kishte marrë jetën 13 personave në provincë.

Ndërkohë, pirja e “alkoolit industrial” kishte vrarë 66 njerëz gjatë së njëjtës periudhë, citohet t’i ketë thënë ai Agjencisë së Lajmeve Studentore të Iranit (ISNA).

Ndryshe, bëhet e ditur se numri i vdekjeve të Iranit nga shpërthimi i coronavirusit u rrit me më shumë se 100 në 1.556 të shtunën.

Ndërsa numri i përgjithshëm i personave të infektuar tani tejkalon 20,000, tha zëdhënësi i ministrisë së shëndetësisë Kianoush Jahanpour në TV shtetëror.

Presidenti Hassan Rouhani tha të shtunën se masat distancuese sociale për të luftuar shpërthimin e coronavirusit, përfshirë kufizimet e udhëtimit, do të aplikojnë vetëm për dy deri në tre javë, duke pritur që kriza të lehtësohet deri atëherë.

Irani “duhet të bëjë gjithçka që është e nevojshme për ta kthyer prodhimin ekonomik në normalitet”, tha ai në komentet e transmetuara në TV shtetëror.

Ai akuzoi gjithashtu “kundër-revolucionarët” për komplotin për të mbyllur prodhimin ekonomik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat