Koronavirusi, Korea e Jugut me numrin më të vogël të të prekurve në katër javë

Azia

Koronavirusi, Korea e Jugut me numrin më të vogël të të prekurve në katër javë

Më: 23 mars 2020 Në ora: 12:48
Foto ilustrim

Korea e Jugut ka raportuar numrin më të ulët të rasteve të reja me koronavirus qysh prej kur shkalla e infeksionit arriti kulmin para katër javësh, duke nxitur kështu shpresën se shpërthimi i virusit jashtë Kinës mund të jetë duke u zvogëluar.

Korea e Jugut ka regjistruar 64 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit, duke bërë që numri në total i të prekurve të shkojë në 8961 – me 111 vdekje.

Por, zyrtarët shëndetësorë kanë paralajmëruar se pavarësisht këtyre shifrave shpresëdhënëse vendi akoma ka përpara vetes një luftë të gjatë me infeksionin.

Europa Jugore është aktualisht në qendër të pandemisë.

Italia ka raportuar 651 vdekje të reja të dielën duke e çuar numrin total të vdekjeve në 5476, derisa Spanja ka regjistruar 394 vdekje – në total ka 1720.

Kryetari i New Yorkut ka paralajmëruar se situata mund të përkeqësohet edhe për shkak të mungesës së furnizimeve mjekësore.

Pritja që beteja kundër Covid-19 do të jetë e gjatë duket se është përforcuar edhe më shumë nga fakti se kryeministri i Japonisë e ka pranuar për herë të parë se Lojërat Olimpike “Tokyo 2020” mund të shtyhen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat