Tajlanda shpall gjendje të jashtëzakonshme duke filluar nga nesër deri më 30 prill

Azia

Tajlanda shpall gjendje të jashtëzakonshme duke filluar nga nesër deri më 30 prill

Nga: E.B Më: 25 mars 2020 Në ora: 13:10
Ilustrim

Një gjendje e jashtëzakonshme për Tajlandën do të hyjë në fuqi duke filluar nga nesër, pasi vendi lufton kundër shpërthimit të koronavirusit, njoftoi të mërkurën Kryeministri Prayut Chan-o-cha.

Gjendja e jashtëzakonshme do të jetë në fuqi deri më 30 prill.

Prayut tha se furnizimet me ushqim dhe nevojat e tjera do të jenë në dispozicion siç duhet dhe u bëri thirrje qytetarëve që të respektojnë urdhrin për të parandaluar përhapjen e virusit në komunitet, megjithatë, ai nuk specifikoi se cilat masa të reja do të zbatohen.

"Disa mund të mendojnë se humbasin të drejtat dhe lirinë e tyre, por kjo është për të mbrojtur ty, jetën e familjes suaj dhe atë të çdo tajlandezi," tha ai.

Ai shtoi se nëse të gjithë e kuptoni dhe respektoni këtë gjë kjo pandemi do të mund të kalohet më shpejtë, raportoi CNN, transmetoi Bota Sot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat