ISIS-i vret 25 pjesëtarë të një pakice fetare në Afganistan

Azia

ISIS-i vret 25 pjesëtarë të një pakice fetare në Afganistan

Më: 25 mars 2020 Në ora: 15:00
Afganistan

Disa persona të armatosur dhe sulmues vetëvrasës kanë hyrë në një qendër fetare të sektit Sikh në kryeqytetin afgan, Kabul, duke i lënë të vrarë 25 persona para se forcat e sigurisë t’i vrisnin të gjithë sulmuesit, njoftoi qeveria.

Përgjeggjësinë për këtë sulm përmes një deklarate e mori grupi i ashtuquajtur Shtet Islamik. Pjesëtarët e sektit Sikh kanë qenë në shënjestër të sulmeve të militantëve më herët në Azinë Jugore. Në Afganistan jetojnë më pak se 300 familje që i takojnë këtij sekti.

Disa orë pas sulmit të mëngjesit, ministri i brendshëm, Tariq Arian, tha se ka përfunduar operacioni i forcave të sigurisë dhe të gjithë sulmuesit janë vrarë. Ai nuk saktësoi sa sulmues janë vrarë.

Ministria tha se 25 persona që ndodheshin brenda ndërtesës religjioze janë vrarë, tetë janë plagosur dhe 80 janë shpëtuar.

Një zëdhënës i talibanëve, përmes një mesazhi në Tëitter, e mohoi përgjegjësinë për këtë sulm, shkruan “Reuters”.

Sulmin e kanë dënuar aktivistët e të drejtave të njeriut dhe disa shtete, përfshirë Shtetet e Bashkuara, India dhe Pakistani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat