Irani mohon se një ish-agjent i FBI-së vdiq atje

Azia

Irani mohon se një ish-agjent i FBI-së vdiq atje

Më: 26 mars 2020 Në ora: 20:09
Foto ilustrim

Irani ka mohuar pretendimin e familjes së ish-agjentit të Byrosë Federale të Hetimeve (FBI), Robert Levinson, se ka vdekur teksa ka qenë në mbajtje, duke thënë se ai është larguar nga ky shtet disa vjet më parë.

“Të dhëna të besueshme” tregojnë që Levinson është larguar nga Irani drejt një “destinacioni të paspeficikuar” në një periudhë në të kaluarën, ka thënë një zëdhënësi i ministrisë së Jashtme iraniane.

Irani ka thënë vazhdimisht se nuk ka të dhëna se çfarë ka ndodhur me të.

Gruaja e Levinsionit ka thënë se ai është zhdukur në ishullin iranian, Kish më 2007, teksa ka qenë duke punuar si hetues privat.

Përmes një deklarate të mërkurën, familja e Levinsonit ka thënë se së fundmi ka pranuar informacion nga zyrtarët amerikanë që i ka shtyrë ata të arrijnë te ky përfundim.

“Është i pamundshëm përshkrimi i dhimbjes sonë”, kanë thënë anëtarët e kësaj familjeje.

“Nëse nuk do të ishte regjimi i vrazhdë dhe i pashpirt iranian, Robert Levinson do të ishte i gjallë dhe në shtëpi me neve”.

Irani në anën tjetër ka përsëritur komentet e së kaluarës, duke thënë se ka tentuar të zbulojë se cila është gjendja e Levinsonit “mirëpo nuk ka informacione nëse ai është gjallë”.

Zyrtarët amerikanë dyshojnë që Levinson është kidnapuar nga forcat e inteligjencës iraniane për t’u shfrytëzuar për marrëveshjet që mund të ketë me Uashingtonin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat