Koronavirus izolon botën, lulet e qershisë në Wuhan tregojnë se jeta vazhdon

Azia

Koronavirus izolon botën, lulet e qershisë në Wuhan tregojnë se jeta vazhdon

Më: 28 mars 2020 Në ora: 08:00
Wuhan

Sezoni i luleve të qershisë tregon se pranvera ka ardhur dhe bota është gati të shijojë bukurinë natyrore.

Por pandemia e koronavirusit i ka bllokuar të gjithë dhe njerëzit nuk e kanë mundësinë që të dalin jashtë. Pemët janë mbushur me lule qershie në Wuhan, vendi ku shpërtheu pandemia e infeksionit që po përhapet me ritme të shpejta.

Universiteti i Wuhanit është një prej vendeve më të mira për të shijuar bukurinë e tyre. Li Hao, një mësues që po qëndron në kampus gjatë izolimit ka fotografuar pemët e mbushura me lule.

"Unë besoj se çdo fatkeqësi apo sfidë do të përfundojë. Njësoj si këto lule qershi, shpejt apo vonë, gjithmonë çelin. Këtë besoj për aq kohë sa nuk heqim dorë nga jeta e bukur", tha Li për CNN.

Sipas mediave kineze, mbi 1000 pemë kanë çelur rreth kampusit të universitetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat