Rinis jeta në “djepin” e koronavirusit, në Wuhan banorët ende s’lejohen të largohen nga qyteti

Azia

Rinis jeta në “djepin” e koronavirusit, në Wuhan banorët ende s’lejohen të largohen nga qyteti

Më: 28 mars 2020 Në ora: 15:30
Wuhan

Të  gjithë e kanë të vështirë ta besojnë sesi Kina ja doli të shpëtonte nga virusi. Kur numërohen vetëm 3,295 viktima dhe Italia po arrin 10 mijë të vdekur në  këto javë, Wuhani, epiqendra e shpërthimit të virusit në Kinë ka nisur t’i  rikthehet normalitetit.

Mediat e huaja kanë shkruar se qindra njerëz janë fotografuar teksa kanë qëndruar pranë stacionit të trenit të Wuhan-it, ditën e sotme.

Tashmë, pothuajse pas 3 muajsh të izoluar njerëzit janë lejuar të dalin  nga shtëpitë dhe të rinisin jetën brenda qytetit, por jo të udhëtojnë jashtë tij.

Të paktën 3,000 njerëz vdiqën në Hubei nga pandemia Covid-19.

Media shtetërore e Kinës ka publikuar fotografi të një treni pasagjerësh, duke arritur në Vuhan pas mesnatës.

Pjesa më e madhe e rrjetit të metrosë së Vuhanit është rihapur po ashtu, ndërsa disa qendra tregtare do të rinisin punën javën e ardhshme.

Sot situata është qetësuar pothuajse në të gjithë territorin kinez, ndërsa Europa po përballet me shifra tragjike të personave që humbin jetën nga koronavirusi.

Të shtunën u raportuan 54 raste të reja që dolën një ditë më parë, për të cilat thuhet se janë të gjitha të importuara.

Për këtë arsye, Kina po lufton që të kontrollojë rastet që vijnë nga jashtë, ky vend ka vendosur një ndalesë të përkohshme për të gjithë vizitorët e huaj, edhe nëse ata kanë viza ose leje qëndrimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat