Wuhani i kthehet normalitetit/ Udhëtim me metro, pritet edhe hapja e qendrave tregtare

Azia

Wuhani i kthehet normalitetit/ Udhëtim me metro, pritet edhe hapja e qendrave tregtare

Më: 28 mars 2020 Në ora: 17:44
Wuhan

Wuhani, qyteti i provincës Hubei në Kinë, vendi ku u shfaq për herë të parë virusi COVID-19, i është rikthyer normalitetit.

Pas më shumë se 2 muajsh në izolim, 11 milionë banorët e qytetit tashmë mund të lëvizin pjesërisht në disa zona të vendit.

Media shtetërore kineze ka publikuar pamje të një treni pasagjerësh që arriti në Wuhan pas mesnatës.

Po ashtu pjesa më e madhe e rrjetit të metrosë së Wuhanit është rihapur.

Disa qendra tregtare ndërkohë do të rinisin punën javën e ardhshme.

Wuhani është epiqendra e pandemise se koronavirusit, nga e cila humben jeten 3.299 njerëz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat