Treni me pasagjerë në Kinë del nga shinat, një i vdekur dhe 127 të lënduar

Azia

Treni me pasagjerë në Kinë del nga shinat, një i vdekur dhe 127 të lënduar

Më: 30 mars 2020 Në ora: 15:31
Foto ilustrim

Një çarje tokësore ka shkaktuar daljen nga shinat të një treni me pasagjerë në Kinë, duke lënë të vdekur një person dhe 127 të lënduar, bëjnë të ditur autoritetet.

Në tren ishin 654 pasagjerë dhe 37 punëtorë hekurudhor, bënë të ditur zyrtarët e hekurudhave, raporton Daily Mail.

Shoferi, pavarësisht se kishe parë çarjen tokësore, nuk kishte arritur të ndalonte me kohë trenin.

Aksidenti ndodhi rreth mesditës në qarkun Yongxing në Chenzhou, Provinca Hunan e Kinës jugore, njoftoi Grupi Hekurudhor i Kinës ‘Guangzhou Group’.

Katër pasagjerë janë plagosur rëndë dhe 118 të tjerë pësuan lëndime të lehta, shton Daily Mail.

Të gjithë personat e plagosur u dërguan në spital.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat