Kina raporton 79 raste të reja me Covid-19, ekspertët i druhen një vale të dytë epidemie

Azia

Kina raporton 79 raste të reja me Covid-19, ekspertët i druhen një vale të dytë epidemie

Më: 31 mars 2020 Në ora: 16:05
Ilustrim

Kina ka raportuar 79 raste të reja me koronavirus gjatë orëve të fundit, të gjithë këto raste ishin të importuara, dhe kjo i dha fund 4 ditëve me zbritje.

Shifrat tregojnë një ndryshim të trendit të mbajtur gjatë ditëve të fundit pasi të enjten u raportuan 67 raste, të premten 55, të shtunën 54, të dielën 45 dhe 31 të hënën.

Në vendin ku mendohet të ketë “lindur” koronavirusi provinca Hubei nuk ka pasur raste të reja edhe pse një pacient ndërroi jetë në Wuhan ku nisi epidemia. Sipas të dhënave të pasqyruara nga Komisioni Kombëtar i Shëndetit deri më tani nuk kanë gjetur raste të transmetimit lokal të virusit.

Në Wuhan kanë nisur që të hiqen gradualisht masat shtrënguese të vendosura që më janar. Transporti publik është vënë vënë sërish në punë dhe dyqanet janë hapur.

Tashmë ekspertë ndryshëm kanë shprehur shqetësimin se epidemia në Kinë mund të kthehet sërish me vizitorë që mund ta sjellin pas hapjes së kufijve. Kjo duket qartë edhe nga fakti që pothuajse të gjitha rastet e reja të konfirmuara janë të inportuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat