Singapori ka ndarë 42 miliardë dollarë për të ndihmuar ekonominë pas pandemisë

Azia

Singapori ka ndarë 42 miliardë dollarë për të ndihmuar ekonominë pas pandemisë

Më: 6 prill 2020 Në ora: 14:33
Singapori

Singapori ka njoftuar se ka ndarë edhe 3.6 miliardë dollarë si ndihmë për të zbutur dëmin ekonomik nga shpërthimi i Coronavirusit. Kjo është paketa e tretë stimuluese që ky vend ka njoftuar që nga shpërthimi. Së bashku me dy paketat e mëparshme, vendi i Azisë Juglindore ka vendosur 41.7 miliardë dollarë, që përbëjnë rreth 12 për qind të Produktit të Brendshëm Bruto të vendit.

Ndihma e fundit është planifikuar të ndihmojë bizneset dhe familjet gjatë muajit të ardhshëm, gjatë së cilit masa më të rrepta të distancimit shoqëror, të cilat përfshijnë mbylljen e shkollave dhe vendeve të punës përkohësisht, do të fillojnë të martën.

Masat e shpallura nga ministri i Financave, Heng Swee Keat përfshijnë, subvencione më të mëdha pagash për të gjitha kompanitë në muajin prill, heqja dorë nga qiraja dhe taksat e punëtorëve të huaj për bizneset, pagesa e parave të gatshme prej 417.70 dollarë secili, për të gjithë banorët e rritur mbi 18 vjeç.

Shpenzimet shtesë do ta sjellin deficitin vjetor të buxhetit të vendit në 30.8 miliardë dollarë ose 8.9 për qind të PBB-së dhe ministri tha se qeveria do të tërheqë një shtesë prej 2.9 miliardë dollarë nga rezervat e saj për të financuar masat.

Singapori ishte një nga vendet më të hershme jashtë Kinës që raportoi raste të sëmundjes së Coronavirusit.

Përgjigja ndaj shpërthimit përfshin izolimin e shpejtë të rasteve të konfirmuara, si dhe gjurmimin e njerëzve me të cilët të prekurit kanë kontakte të ngushta. Përkundër këtyre përpjekjeve, vendi i Azisë Juglindore njoftoi kërcimin më të madh të tij një-ditor në raste të dielën, me 120 infeksione të reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat