COVID-19 në Iran, rreth 3900 viktima, 133 të vdekur në 24 orët e fundit

Azia

COVID-19 në Iran, rreth 3900 viktima, 133 të vdekur në 24 orët e fundit

Më: 7 prill 2020 Në ora: 16:12
Irani

Bilanci i viktimave në Iran si pasojë e pandemisë së COVID-19 vijon të rëndohet duke u bërë vendi më i prekur nga virusi në Lindjen e Mesme.

Vetëm në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 133 persona duke e çuar numrin total në 3,872.

Ndërsa numri i të infektuarve është shtuar me 2,089 gjatë orëve të fundit me një total prej 62,589 rastesh.

Në një konferencë për shtyp, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në vend shprehet se ky është numri më i ulët i rasteve të reja me COVID-19 që prej 31 marsit.

Edhe numri i personave të shëruar është rritur ku mbi 27 mijë pacientë kanë dalë nga spitalet.

Që prej fillimit të pandemisë, në Iran janë kryer 211 mijë teste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat