80 përqind e pacientëve me koronavirus u infektuan nga personat që nuk kishin simptoma

Azia

80 përqind e pacientëve me koronavirus u infektuan nga personat që nuk kishin simptoma

Më: 8 prill 2020 Në ora: 14:57
Foto ilustrim

Shumica e pacientëve me koronavirus u infektuan nga dikush që nuk po shfaqte ndonjë simptomë të virusit vdekjeprurës.

Duke përdorur modelimin matematikor, studiuesit e Shkollës së Mjekësisë në Universitetin Shanghai Jiao zbuluan se 79.7% e njerëzve me virus vdekjeprurës u infektuan nga dikush që nuk tregon simptoma, raporton “Daily Mail”

Ekipi gjithashtu zbuloi se koha mesatare që dikush ka virusin dhe mund ta kalojë atë përpara se të tregojë simptoma është 3.8 ditë. Ekipi zbuloi se shumica e njerëzve do të kapin virusin nga dikush që duket krejtësisht i shëndetshëm, por tashmë është infektuar.

Dikush mund të ketë virusin për 3,8 ditë përpara se të shfaqte ndonjë simptomë dhe akoma të jetë në gjendje ta transferojë virusin te një person tjetër. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat