Kina një ditë pas hapjes, 2 të vdekur dhe 63 raste të reja

Azia

Kina një ditë pas hapjes, 2 të vdekur dhe 63 raste të reja

Më: 9 prill 2020 Në ora: 08:02
Ilustrim

Pas gati 3 muaj izolim, Wuhan-i, epiqendra e koronavirusit u hap të mërkurën. Sipas Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë në Kinë janë shënuar dy vdekje të reja në Wuhan të provincës Hubei.

Gjithashtu autoritetet bëjnë me dije se u regjistruan 63 raste të reja ku 61 janë të importuara. Mësohet se janë raportuar edhe 56 raste të reja asimptomatik.

Deri tani numri i rasteve të konfirmuara me Covid-19 në Kinë është 81 mijë e 865.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat