Mbushen trenat dhe aeroportet në Wuhan: 65 mijë banorë largohen nga qyteti pas izolimit

Azia

Mbushen trenat dhe aeroportet në Wuhan: 65 mijë banorë largohen nga qyteti pas izolimit

Më: 9 prill 2020 Në ora: 08:48
Wuhan

Wuhani, vendi ku shpërtheu sëmundja e koronavirusit hapi dyert ditën e djeshme, për herë të parë pas 11 javësh.

Masat kufizuese u lehtësuan dhe njerëzit u lejuan që të lëviznin me trena apo të bënin fluturime me aeroplan. Bllokimi i Wuhanit për 11 javë është konsideruar si shembull për vendet e tjera që po luftojnë me sëmundjen Covid-19.

Brenda pak orëve pasi u hap qyteti, rreth 65 mijë persona të pajisur me maska u larguan me trena apo aeroplanë, raporton noa.al duke cituar Xinhuanet.

Menjëherë pas njoftimit, vendi që thuajse ishte kthyer në “qytet fantazëm” u mbush me makina dhe turma njerëzish.  Në stacionin Wuchang Railway, rreth 442 pasagjerë lëvizën me tren për në destinacione nga më të ndryshmet.

Më shumë se 55 mijë pasagjerë mendohet se janë larguar nga Wuhani me tren të mërkurën dhe 40% synonin rajonin “Pearl River Delta”, një vend në zemër të Kinës Jugore.

Ndërkohë Aeroporti Ndërkombëtar Wuhan Tianhe filloi fluturimet e udhëtarëve në orët e para të mëngjesit. Thuhet se ka patur më shumë se 200 fluturime hyrëse dhe dalëse gjatë gjithë ditës së mërkurë (8 prill).

Tani, banorët e qytetit lejohen të largohen pa autorizim të veçantë për sa kohë që një aplikacion që duhet të mbahet me detyrim në telefon tregon se janë të shëndetshëm dhe nuk kanë patur kontakt të afërt me persona të infektuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat