Mrekulli nga Kina, shikojeni punën që kanë bërë për vetëm 6 ditë

Azia

Mrekulli nga Kina, shikojeni punën që kanë bërë për vetëm 6 ditë

Më: 14 prill 2020 Në ora: 15:13
Foto

Punëtorët në një qytet kinez në kufi me Rusinë kanë kaluar gjashtë ditë duke shndërruar një ndërtesë 13 katëshe në një spital për koronavirusin të paracaktuar për pacientët pa simptoma.

Spitali i ri ka 580 shtretër dhe ndodhet në Suifenhe, një qytet që ndan një kufi tokësor 27 kilometra me Rusinë, raporton Daily Mail.

Me një popullsi prej rreth 70 mijë banorë dhe të ngrirë në pjesën më të madhe të vitit, Suifenhe ka të paktën 243 raste të importuara Covid-19 nga gati 1.000 raste të konfirmuara dhe të dyshuara.

Më shumë se 100 njerëz në zonë kanë testuar pozitiv për virusin, por nuk kanë shfaqur simptoma. Ardhjet e fundit nga Rusia përbëjnë gati gjysmën e rasteve të importuara nga Kina.

Zyrtarët shëndetësorë të Heilongjiang raportuan sot 79 raste të reja të importuara në rajon, përfshirë 65 të sëmurë pa simptoma. Qindra punonjës të mjekësisë do të dërgohen në spital nga pjesë të ndryshme të Heilongjiang dhe krahinat e tjera.

Ekspertët për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve kanë ndërtuar një tendë të stilit të presionit negativ si një laborator i përkohshëm për të lehtësuar testimin, sipas një zyrtari të lartë të Suifenhe.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat