Në Japoni ulen rrogat e parlamentarëve, pritet 20% zbritje edhe për të tjerët

Azia

Në Japoni ulen rrogat e parlamentarëve, pritet 20% zbritje edhe për të tjerët

Më: 15 prill 2020 Në ora: 11:17
Ilustrim

Një ulje rroge prej 20% për një vit për deputetët e Parlamentit japonez, përballë sforcimeve për të mbajtur nën kontroll pandeminë e koronavirusit.

Marrëveshja u arrit mes qeverisë së drejtuar nga partia liberal-demokrate dhe forca kryesore e opozitës, partia demokratike e Japonisë.

Një dekret i cili do të aprovohet dhe do të hyjë në fuqi nga muaji maj dhe parashikohet që të shtrihet në një kohëzgjatje një vjeçare, duke parashikuar të njëjtën ulje rroge edhe për kategoritë e tjera të punëve.

“Ne i kuptojmë vështirësitë e qytetarëve dhe problemet me të cilat përballen bizneset, por është e rëndësishme që kategoria jonë dhe komuniteti të bëhen bashkë për të luftuar betejën kundër koronavirusit”, tha Hiroshi Moriyama, shefi i komunikimit i partisë në qeveri.

Në Japoni numri i viktimave ka shkuar në 146, ndërsa i të infektuarve në 8100.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat