Moska ka më shumë raste me Covid-19 sesa numri zyrtar

Azia

Moska ka më shumë raste me Covid-19 sesa numri zyrtar

Më: 17 prill 2020 Në ora: 16:45
Ilustrim

Numri i të prekurve me Covid-19 në Moskë është më i madh sesa ai që e tregojnë të dhënat zyrtare.

Kjo për arsye se një numër i madh njerëzish që janë të infektuar, por që nuk kanë shfaqur simptoma, nuk janë futur në regjistër, shkruan Reuters.

Moska, një qytet me 12.8 milionë njerëz, është epiqendra e shpërthimit të koronavirusit në Rusi me 18.105 raste të konfirmuara deri më tani.

Rezultatet e para tregojnë se një pjesë e madhe e qytetarëve në Moskë janë të infektuar dhe se virusi është përhapur, por se një numër i madh i tyre nuk kanë shfaqur simptoma.

Shteti i mbulon vetëm testimet e personave që shfaqin simptoma dhe të atyre që udhëtojnë; ndërsa për ata që nuk shfaqin simptoma dhe që nuk udhëtojnë nuk ka mbulesë, prandaj edhe nuk dihet numri i saktë i tyre që besohet të jetë i lartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat