Përmirësim i ndjeshëm në Kinë, prej 6 ditësh asnjë i vdekur nga Covid-19

Azia

Përmirësim i ndjeshëm në Kinë, prej 6 ditësh asnjë i vdekur nga Covid-19

Më: 23 prill 2020 Në ora: 07:33
Ilustrim

Për të gjashtën ditë radhazi, nuk ka asnjë vdekje në Kinë nga koronavirusi. Kina po njeh përmirësime të dukshme jo vetëm në këtë aspekt, por edhe në numrin e rasteve të reja.

Autoritetet në Kinë raportuan vetëm 10 raste të reja për 24 orët e fundit, ndërsa një ditë më parë ishin 30 raste. Numri i rasteve të importuara nga udhëtarët ra në 6 nga 23 që ishte një ditë më parë.

Edhe numri i pacientëve asimptomatik ra në 27, nga 42 që ishte një ditë më parë. Sipas autoriteve në Kinë po punohet shumë për të mbajtur numrin e rasteve të ulët në mënyrë që vendi t’i kthehet normalitetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat