‘Vetëm meshkujt duhet të bëjnë pazaret gjatë pandemisë’/ Kryebashkiaku jep arsyen e habitshme

Azia

‘Vetëm meshkujt duhet të bëjnë pazaret gjatë pandemisë’/ Kryebashkiaku jep arsyen e habitshme

Më: 25 prill 2020 Në ora: 13:34
Foto ilustrim

Për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, Kryetari i Bashkisë së Osakas në Japoni i ka bërë një thirrje të veçantë njerëzve, ku sipas tij është e rëndësishme që pazarin ta bëjnë meshkujt pasi femrat duan shumë kohë në supermarket.

“Kur shkon një grua… do të të marrë kohë”, tha Ichiro Matsui kur u pyet nga një gazetar për mënyrën se si duhet të ulet numri i blerësve në supermarkete.

“Nëse do të ishe ti (pra, një mashkull), do të thoshte të merrje këtë ose atë dhe do e merrje e të ktheheshe në shtëpi. Gjithashtu është më mirë për meshkujt të bëjnë pazar ndërkohë që shmangin kontaktin”, shtoi Matsui.

Përveç kësaj, tha se çiftet e martuara nuk duhet të bëjnë pazar së bashku, gjë që ngjalli zemërim në rrjete sociale.

“Japonia është një vend ku këto fjalë vijnë me qetësi nga goja e një kryeashkiaku. Për të ardhur keq”, shkroi një përdorues.

Qeveria e Japonisë ka deklaruar gjendjen e emergjencës deri më 6 maj me qëllimin që të ndalin përhapjen e koronavirusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat