Covid-19: Çfarë fsheh Pekini?

Azia

Covid-19: Çfarë fsheh Pekini?

Më: 28 prill 2020 Në ora: 12:01
Foto ilustrim

Kriza e Coronës krijon kushte ideale për rekrutime nga ana e islamistëve radikalë në shtetet me shumicë myslimane, por edhe në Europë. Shtetet duhet të jenë tani të vëmendshme është i mendimit, Alexander Görlach.

Aktivistët e arrestuar kinezë bënin pjesë në nismën anti-cenzurë Terminus2049 dhe pritet të akuzohen për “nxitje mosmarrëveshjesh dhe provokim”. Ata ripublikonin në internet raporte të censuruara apo të fshira nga autoritet në lidhje me shpërthimin e pandemisë së Coronës në Wuhan. Nën akuzën jo specifike dhe të paqartë për “nxitje mosmarrëveshjesh dhe provokim” autoritetet në Kinë ndërmarrin rregullisht veprime kundër aktivistëve dhe disidentëve. Masa e dënimit për këtë akuzë shkon deri në pesë vjet heqje lirie.

Muajt e fundit, grupi ka botuar një numër artikujsh në lidhje me pandeminë e virusit Corona, përfshirë edhe raporte personale nga qytetarë të metropolit më të prekur, Wuhan.

Akuza se Pekini mban të fshehura informacionet

Raportet apo lajmet e ripublikuara nga grupi Terminus2049, p.sh. rreth kohës kur u bë e qartë se virusi SARS-CoV-2 transmetohet nga një person tek tjetri, lidhen me sa duket me tema që qeveria kineze i klasifikon si të ndjeshme. Ndër të tjera, Terminus2049 rishpërndau në rrjetet sociale edhe raportin e mirënjohur të mjekut Ai Fen nga Spitali Qendror Wuhan, një nga të parët që njoftoi për shpërthimin e epidemisë së virusit. Qytetarë kinezë si dhe opinioni ndërkombëtar e akuzojnë Pekinin se mban të fshehura dhe hesht për informacione të rëndësishme për virusin Corona dhe shpërthimin e sëmundjes së mushkërive COVID-19./DW

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat