Tre të vdekur nga shpërthimi vetëvrasës në Afganistan

Azia

Tre të vdekur nga shpërthimi vetëvrasës në Afganistan

Më: 29 prill 2020 Në ora: 08:58
Afganistan

Tre persona kanë mbetur të vdekur dhe 15 të tjerë janë plagosur nga një shpërthim që ndodhi jo shumë larg kryqytetit afgan, Kabul, njoftoi Ministria e Brendshme e këtij shteti.

“Një sulmues vetërvrasës i aktivizoi mjetet shpërthyese në mesin e civilëve në distriktin Char Asiab të mërkurën në mëngjes”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Tariq Arian, përmes një deklarate.

Ky distrikt shtrihet vetëm 11 kilometra larg qytetit të Kabulit, shkruan “Reuters”.

Nuk dihet se kush qëndron prapa këtij sulmi, që ndodhi gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit dhe në kohën kur vendi po përballet edhe me pandeminë e koronavirusit.

Shtetet e Bashkuara po bëjnë përpjekje për arritjen e marrëveshjes së paqes mes palëve të konfliktit dhe ka pasur thirrje për armëpushim dhe pakësim të dhunës, sidomos gjatë kësaj periudhe kritike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat