CoVid-19/ Për herë të parë në 72 ditë, Koreja e Jugut nuk raporton për transmetime të reja lokale

Azia

CoVid-19/ Për herë të parë në 72 ditë, Koreja e Jugut nuk raporton për transmetime të reja lokale

Më: 30 prill 2020 Në ora: 08:26
CoVid-19

Koreja e Jugut nuk regjistroi dje raste të reja të transmetuara në vend, të koronavirusit, për herë të parë që nga 18 shkurt.

Kishte katër raste të reja, por të gjitha ishin importuar nga jashtë, sipas Qendrave të Koresë së Jugut për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (KCDC).

Kjo sjell numrin e përgjithshëm kombëtar në 10.765 raste dhe 247 vdekje, sipas KCDC.

Këto shifra nuk pasqyrojnë numrin e rasteve aktive, por përkundrazi numrin e përgjithshëm të infeksioneve që nga fillimi i shpërthimit.

Deri më tani, 9,059 pacientë janë shëruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat