Libi, Gjenerali Haftar paralajmëron armëpushim për Ramazan

Azia

Libi, Gjenerali Haftar paralajmëron armëpushim për Ramazan

Më: 30 prill 2020 Në ora: 20:08
Libi

Komandanti ushtarak i Libisë, Khalifa Haftar ka thënë se forcat e tij do të pushojnë së luftuari gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit pas thirrjeve ndërkombëtare për një armëpushim në vendin e shkatërruar nga lufta.

Zëdhënësi i Ushtrisë Kombëtare Libiane (LNA) Ahmed Mismari tha në një transmetim televiziv të enjten se armëpushimi erdhi me kërkesën e bashkësisë ndërkombëtare dhe vendeve miqësore.

“Komandanti i përgjithshëm njofton ndërprerjen e operacioneve ushtarake nga ana e tij”.

Ndërsa në qendrën e kryeqytetit Tripoli i dëgjuan shpërthime pas këtij njoftimi.

Një burim nga rivali i Haftar, Qeveria e Akordit Kombëtar e njohur nga OKB-ja , i tha Al Jazeera se nuk do t’i përmbahej armëpushimit.

Mismari paralajmëroi se shkeljeve nga ana e GNA-së do t’ju përgjigjen menjëherë dhe ashpër.

LNA dhe GNA tashmë kanë thënë dy herë brenda këtij viti se do t’i ndalnin luftimet, por pati një përshkallëzim të mprehtë në luftime muajin e kaluar.

Libia është e ndarë që nga viti 2014 midis GNA-së në Tripoli dhe disa zonave të tjera veriperëndimore dhe një administrimi paralel me qendër në Benghazi në lindje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat