Doli nga izolimi pas karantinës, 31-vjeçarja humb jetën tragjikisht

Azia

Doli nga izolimi pas karantinës, 31-vjeçarja humb jetën tragjikisht

Më: 2 maj 2020 Në ora: 08:38
Olesia Suspitsina

Një 31-vjeçare nga Kazakistani ka humbur jetën tragjikisht pasi u rrëzua nga një shkëmb teksa po bënte fotografi.

Ajo kishte shkuar aty si për të “festuar” daljen nga izolimi për shkak të Coronavirusit, raporton Daily Mail.

Olesia Suspitsina kishte shkuar për shëtitje me një mik në Parkun e famshëm Duden, në Antalia të Turqisë, i njohur për ujëvarat e bukura, pas disa javësh qëndrimi në shtëpi.

Gjatë shëtitjes, Olesia vendosi të bënte një foto në buzë të një shkëmbi me ujëvarat në sfond.

Ajo ishte ngjitur mbi pengesën e sigurisë për të pozuar para mikut të saj që po i bënte fotografi, por rrëshqiti në bar, humbi ekuilibrin dhe ra nga shkëmbi duke humbur jetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat