Prej nesër rihapen xhamitë në disa pjesë të Iranit

Azia

Prej nesër rihapen xhamitë në disa pjesë të Iranit

Më: 3 maj 2020 Në ora: 12:26
Foto ilustrim

Prej nesër (4 maj) do të rihapen xhamitë në disa rajone të Itanit.

Lajmin e ka bërë të ditur Presidenti i vendit, Hassan Rouhani.

Xhamitë në Iran kanë qenë të mbyllura nga fillimi i marsit, prej kohës kur filluan të shtoheshin me të madhe rastet e koronavirusit. Megjithatë, Rouhani njoftoi se xhamitë do të rihapen nga e hëna në 132 rajonte administrative, që përbëjnë rreth një të tretën e tërë territorit të shtetit.

“Distancimi socila është më i rëndësishmë se lutjet kolektive”, shtoi ai, duke thënë se Islami e cilëson sigurinë si të detyrueshme, ndërsa falja në xhami është vetëm e rekomanduar, sipas tij.

Sipas “The Guardian”, rajonet ku do të hapen xhamitë vlerësohen si vende me rrezikshmëri të ulët të përhapjes, tha presidenti Rouhani gjatë një takimi virtual me task-forcën shtetërore për trajtimin e virusit.

Deri më tani, në Iran janë shënuar 6 mijë e 150 viktima dhe mbi 96 mijë të infektuar me koronavirus. Republika islamike është shteti më i prekur nga virusi i ri në Lindjen e Mesme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat