​Koreja e Veriut shkrep aksidentalisht një raketë

Azia

​Koreja e Veriut shkrep aksidentalisht një raketë

Më: 3 maj 2020 Në ora: 20:04
Ilustrim

Sekretari i Shtetit Mike Pompeo vlerësoi sot se ushtarët e Koresë së Veriut me gjasë qëlluan rastësisht në pikën kufitare me Korenë e Jugut.

Ushtria e kësaj të fundit është kundërpërgjigjur duke shtënë me armë të zjarrit sot në mëngjes sipas kohës lokale, por nuk ka pasur të lënduar.

"Ne mendojmë se ishte një aksident. Koreja e Jugut riktheu zjarrin. Tani për tani, mund të themi se nuk kishte humbje nga të dyja palët," tha Pompeo për BBC.

Ai nuk ka dashur të komentojë shëndetin e liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, por tha se "lideri veri-korean duket të jetë i gjallë dhe mirë", transmeton Reuters.

"Ne e dimë që ka pasur periudha më të gjata kur Kim ka qenë jashtë vëmendjes së publikut, kështu që ky nuk është një precedent," tha Pompeo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat