Japonia e vazhdon gjendjen emergjente deri më 31 maj

Azia

Japonia e vazhdon gjendjen emergjente deri më 31 maj

Më: 4 maj 2020 Në ora: 16:31
Shinzo Abe

Japonia do ta vazhdojë gjendjen emergjente deri më 31 maj, por që ky vend duhet të përgatitet për “jetën me koronavirus”, ka thënë Kryeministri japonez, Shinzo Abe.

Disa prefektura me shkallë të lartë të infeksionit, përfshirë Tokio dhe Osaka, të cilat do ta vazhdojnë të punojnë në zvogëlimin e kontaktit social deri në 80 përqind për të penguar përhapjen e koronavirusit, shkruan CNN.

Ndërkaq nga fillimi i majit është njoftuar për lehtësimin e masave për disa biznese të vogla, si restorantet me masa përkatëse të parandalimit.

““Nëse vazhdojmë t’i mbajmë masat strikte, nuk do të mund që të mbështesnim jetesën dhe ta mbanim ekonominë. Duhet të bëjmë një hap para, jetë me koronavirusin”, ka thënë Abe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat