​Elita e Koresë së Veriut përgatitet për spastrime pas rishfaqjes së Kim Jong-Un

Azia

​Elita e Koresë së Veriut përgatitet për spastrime pas rishfaqjes së Kim Jong-Un

Më: 4 maj 2020 Në ora: 17:30
Kim Jong-Un

Diktatori Kim Jong-Un mund të ketë zgjedhur të "qetësohet" dhe të shohë se si elita e Koresë së Veriut reagoi ndaj thashethemeve që ai kishte vdekur, sipas gazetarit australian James Morrow.

Kim Jong-Un ka bërë daljen e tij të parë në publik disa javë pasi mungesa e tij nxiti spekulime për shëndetin e tij.

Rrjeti televiziv shtetëror KCNA raportoi se diktatori i Koresë së Veriut mori pjesë në përurimin e një fabrike të plehrave në një rajon në veri të Pyongyang, kryeqyteti i vendit.

Morrow thotë se veprimi i Kim është një "manovër klasike staliniste".

"Ai vendosi ta bënte këtë që të shihte se kush u përpoq të merrte pushtetin në rast të rrëzimit të tij aktual", tha ai.

"Unë dyshoj se do të shohim disa spastrime në Korenë e Veriut shumë shpejt", shton ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat