Numri i rasteve të infektimit me Covid-19 në Iran ka arritur në 101.650, tha qeveria, e këtij vendi.
Një zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit tha se numri i vdekjeve ishte rritur me 78 gjatë 24 orëve të fundit gjë që e çoi numrin total të tyre në 6.418.
Irani ka qenë vendi më i prekur nga Lindja e Mesme dhe disa vëzhgues thonë se shifrat zyrtare mund të nënvlerësojnë situatën e vërtetë, raporton BBC.