Kulmojnë infektimet në Indonezi: 533 raste brenda ditës

Azia

Kulmojnë infektimet në Indonezi: 533 raste brenda ditës

Më: 9 maj 2020 Në ora: 13:45
Indonezi

Indonezia raportoi të shtunën 533 infeksione të reja nga koronavirusi, rritja më e madhe e një dite, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 13,645, tha zyrtari i Ministrisë së Shëndetësisë, Achmad Yurianto.

Yurianto raportoi se 16 të tjerë kanë vdekur nga sëmundja, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 959, ndërsa 2,607 persona janë shëruar.

Gati 108,700 njerëz janë testuar që nga e shtuna, shtoi ai, ndërsa u bëri thirrje indonezianëve që të vazhdojnë të binden në mënyrë që të qëndrojnë në shtëpi për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të virusit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat