Lehtësohen masat, rifillojnë protestat në Hong Kong

Azia

Lehtësohen masat, rifillojnë protestat në Hong Kong

Më: 11 maj 2020 Në ora: 09:51
Hong Kong

Protestat anti-qeveritare në Hong Kong kanë rifilluar në kohën kur filluan të lehtësohen masat kufizuese.

Policia i ndjeku protestuesit e grumbulluar brenda qendrave tregtare dhe rrugëve të dielën përderisa ata po e kërkonin dorëheqjen e kryetares dhe pavarësinë nga Kina.

Qyteti me autonomi të pjesshme ishte përfshirë nga protestat e vazhdueshme që kishin zgjatur shtatë muaj vitin e kaluar, kur miliona njerëz kishin dalë në rrugë. Sidoqoftë, arrestimet masive dhe pandemia ndikuan që për një periudhe gjendja të qetësohej.

Pavarësisht kësaj, pas luftës së suksesshme ndaj koronavirusit, grupe të vogla të protestuesve u panë përsëri të dielën në disa qendra tregtare. Policia ndërhyri dhe i shpërndau turmat, shkruan “Daily Mail”.

Policia i ndaloi dhe i kontrolloi shumë persona, ndërsa raportohet se së paku tre prej tyre janë arrestuar. U dhanë edhe gjoba për ata që e kishin shkelur masën e ndalimit të tubimeve me më shumë se 8 persona.

“Kjo është vetëm sa për t’u ngrohur, lëvizja jonë protestuese duhet të fillojë përsëri. Kjo është një shenjë se lëvizja po kthehet në jetë, ne të gjithë kemi nevojë të zgjohemi tani”, tha një student.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat