Seuli mbyll kafiteritë dhe klubet e natës, 29-vjeçari nuk e dinte se është prekur me COVID-19 – doli për t’u argëtuar dhe infektoi dhjetëra persona

Azia

Seuli mbyll kafiteritë dhe klubet e natës, 29-vjeçari nuk e dinte se është prekur me COVID-19 – doli për t’u argëtuar dhe infektoi dhjetëra persona

Më: 11 maj 2020 Në ora: 14:49
Foto Ilustrim

Seuli ka urdhëruar mbylljen e të gjitha kafiterieve dhe klubeve të natës, pasi që gjatë vikendit të kaluar një djalë i ri i infektuar me COVID-19 kishte dalë nga shtëpia duke infektuar dhjetëra tjerë.

Gjatë vikendit të kaluar, 29-vjeçari kishte dalë për t’u argëtuar, duke mos bartur maskë mbrojtëse, por edhe as që e dinte se ishte infektuar me coronavirus.

Simptomat kishin filluar t’i shfaqen paksa gjatë të premtes mbrëma, por asgjë nuk i është dukur serioze. E deri në të dielën numri i të infektuarve nga tre klube të natës në Seul është rritur në 54, për këtë autoritetet përkatëse po vlerësojnë se numri i personave që kanë frekuentuar klubet e natës nga 29 prilli deri më 6 maj sillet nga 6 deri në 7 mijë.

Ata që kanë vizituar klubin King, një nga tre klubet më të goditura, 30 për qind e të infektuarve nuk po tregojnë kurrfarë lloji të simptomave të virusit.

Në anën tjetër, autoritetet e qytetit po mundohen të gjejnë 1.940 personat që ishin evidentuar si vizitorë të tre klubeve, por deri më tani kanë arritur të kontaktojnë me vetëm 637 prej tyre.

Për këtë arsye kryetari i Seulit, Park Von-Son, ka urdhëruar mbylljen e të gjitha kafiterive dhe klubeve të natës, derisa autoritetet të vlerësojnë se rreziku i një vale të dytë të infeksionit të ketë rënë.

Koreja e Jugut është një nga vendet që ka luftuar më së miri kundër coronavirusit, kurse më 30 prill ka njoftuar se nuk e ka as edhe një rast të ri me COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat