Qyteti kinez që po rrezikon të bëhet vala tjetër shpërthyese e koronavirusit

Azia

Qyteti kinez që po rrezikon të bëhet vala tjetër shpërthyese e koronavirusit

Më: 11 maj 2020 Në ora: 17:52
Foto ilustrim

Shpërthimi i rasteve me Covid-19 në një shtet afër kufirit rus dhe një seri rastesh të reja në Wuhan kanë ngjallur frikën e një vale të re infeksioni në Kinë.

Të dielën, autoritetet kineze e klasifikuan Shulan, një qytet afër kufijve të Rusisë dhe Koresë së Veriut, si rrezik të lartë, pas një grupi rastesh të lidhura me një grua, e cila nuk kishte udhëtuar e as s’iu kishte ekspozuar virusit më parë.

Kjo erdhi vetëm një javë pasi Kina i përcaktoi të gjitha rajonet në vend me rrezik të ulët ose të mesëm. Të dielën, komisioni kombëtar i shëndetësisë i vendit raportoi 17 raste të reja, dita e dytë e një rritjeje dyshifrore në vend.

Pesë raste me koronavirusin në Kinë vinin nga tri provinca që e kufizojnë vendin me Rusinë dheKorenë e Veriut – tre në Jilin, dhe nga një në Heilongjiang e Liaoning.

Të gjitha rastet e reja në Jilin ishin në qytetin Shulan, përfshirë një grua 28-vjeçare, një burrë 45 vjeç dhe një burrë 56-vjeçar.

Mediat lokale thanë se burimi i zinxhirit të infeksionit të Shulan mbetet një mister. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat