Kina befason me numrin e infeksioneve me COVID-19 në 24 orët e fundit

Azia

Kina befason me numrin e infeksioneve me COVID-19 në 24 orët e fundit

Më: 12 maj 2020 Në ora: 08:15
Ilustrim

Pas dy ditëve në shifra dyshifrore, Kina ka shfaqur një pasqyrë krejt tjetër në numrin e rasteve të infeksioneve me COVID-19 në 24 orët e fundit.

Kina nuk raportoi asnjë rast të ri me COVID-19 pas numrit në rritje në ditët e kaluara, raporton Reuters

Kina nuk raportoi infeksione të reja nga koronavirus të martën, pas dy ditëve radhazi të shifrave dyshifrore që ngjallën frikën e një vale të dytë të infeksioneve.

Një rast i ri u rishfaq gjatë fundjavës në qytetin Wuhan, ku nisi pandemia për herë të parë, ndërsa qyteti verilindor Shulan u vendos nën mbyllje të dielën pas shfaqjes së një shpërthimi tjetër.

Të hënën, Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë raportoi 17 raste të reja, pesë prej tyre në Wuhan. Shtatë nga rastet e reja u importuan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat