Pandemia e COVID-19 ‘zhduk’ 80 milionë vende pune në Kinë

Azia

Pandemia e COVID-19 ‘zhduk’ 80 milionë vende pune në Kinë

Më: 12 maj 2020 Në ora: 12:04
Kinë-Wuhan

Pandemia e COVID-19 që izoloi Kinën për disa javë ka lënë miliona njerëz pa punë.Papunësia në muajin mars ishte 5.9 për qind nga rekordi 6.2 për qind raportuar një muaj më parë.

Një llogaritje të CNN Business, duke përdorur të dhënat e qeverisë, tregon se më shumë se 27 milionë njerëz mbetën të pa punë.

Sipas një artikulli të muajit të kaluar nga Zhang Bin, ekonomist në Akademinë Kineze të Shkencave Sociale, nëse përfshihen këta emigrantë, rreth 80 milionë njerëz mund të kishin mbetur pa punë në fund të marsit.

Ekspertë të tjerë thonë se shifra 80 milionë ka shumë të tregojë realitetin. Sipas ekonomistëve në Société Générale, është gjithashtu shumë më shqetësuese, pasi rreth 10 për qind e njerëzve në Kinë, që supozohet të jenë të punësuar në të vërtetë janë pa punë.

Ministria e Tregtisë nuk i përgjigj kërkesave për të komentuar shifrat, por një zëdhënës i Byrosë Kombëtare të Statistikave të Kinës pranoi se tregu i punës ishte nën një presion të madh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat