S’hiqet frika në Wuhan të Kinës, qyteti do të testojë 11 milionë banorët e tij për Covid-19

Azia

S’hiqet frika në Wuhan të Kinës, qyteti do të testojë 11 milionë banorët e tij për Covid-19

Më: 12 maj 2020 Në ora: 14:04
Foto ilustrim

Qyteti kinez i Wuhanit po ndërton një plan për të testuar të gjithë popullatën e tij prej 11 milionë banorësh për Covid-19. Njoftimi bëhet nga media publike.

Plani është në fazat fillestare dhe po kërkohet një mënyrë se si testimet mund të bëhen brenda 10 ditëve.

Kjo vjen pasi Wuhani, ku u shfaq fillimisht virusi, shënoi rritje të rasteve të reja duke shtuar frikën për një valë të dytë infeksioni.

Përpara kësaj fundjave, qyteti kinez nuk raportonte të infektuar që prej 3 prillit. Me përmirësimin e situatës, Wuhani hoqi masat kufizuese strikte me 8 prill, megjithatë normaliteti i plotë nuk është rikthyer ende.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat