Rritet numri i viktimave nga sulmi në një maternitet të Kabulit

Azia

Rritet numri i viktimave nga sulmi në një maternitet të Kabulit

Më: 13 maj 2020 Në ora: 15:19
Një e afërme e viktimave të sulmit në Kabul

Numri i personave që kanë humbur jetën nga një sulm i militantëve në një maternitet të Kabulit, arriti të mërkurën në 24.

Nëna, foshnja dhe infermiere janë në mesin e viktimave.

Ministria e Shëndetësisë e Afganistanit tha se së paku 16 vetë janë plagosur në sulmin e së martës, i cili u dënua fuqishëm nga komuniteti ndërkombëtar.

Përgjegjësinë për të nuk e ka marrë ende asnjë grup.

Të martën ka ndodhur edhe një sulm në një funeral në provincën Nangarhar, ku kanë mbetur të vrarë së paku 32 persona.

Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani, urdhëroi rifillimin e operacioneve ushtarake kundër talibanëve dhe grupeve të tjera militante.

Militantët e grupit Shteti Islamik e kanë marrë përgjegjësinë për sulmin në funeral.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat