Derisa Kina zhvillon ushtrime detare me zjarr, luftarakja e SHBA-së lundron në ngushticën e Tajvanit

Azia

Derisa Kina zhvillon ushtrime detare me zjarr, luftarakja e SHBA-së lundron në ngushticën e Tajvanit

Më: 14 maj 2020 Në ora: 15:55
Foto Ilustrim

Një anije luftarake e marinës amerikane lundroi nëpër ngushticën e Tajvanit.

Marina amerikane thotë se një nga shkatërruesit e saj të raketave, USS McCampbell, lundroi nëpër ngushticën e Tajvanit të mërkurën.

Ndërkaq muajin e kaluar, një shkatërrues tjetër i raketave të drejtuar, USS Barry, kaloi nëpër ngushticën në dy raste.

Në një raport të botuar të martën, SHBA shprehu shqetësimin se Kina po përfiton nga pandemia e coronavirusit për të rritur presionin ushtarak mbi Tajvanin.

Komisioni Shqyrtues Ekonomik dhe i Sigurisë SHBA-Kinë tha: “Me botën e hutuar nga COVID-19, Kina intensifikoi fushatën e saj të shumëfishtë të presionit kundër Tajvanit”.

SHBA tha se avionët ushtarakë kinezë kaluan vijën mesatare të ngushticës së Tajvanit tre herë në muajt e parë të vitit 2020, dhe se transportuesi kinez i avionëve Liaoning lundroi pranë Tajvanit në prill.

Tensionet po rriten midis Kinës dhe Tajvanit, një ishull i vetëqeverisur që Pekini e konsideron një provincë të shkëputur që i përket asaj.

Kina ka kryer ushtrime të shumta detare dhe ajrore afër Tajvanit vitet e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat